‘Armëpushimi do parandalojë sulmin e Iranit’/ Biden: Marrëveshja po bëhet e vështirë, të shohim çdo të ndodhë!

‘Armëpushimi do parandalojë sulmin e Iranit’/ Biden: Marrëveshja po bëhet e vështirë, të shohim çdo të ndodhë!

22:31, 13/08/2024
A+ Aa A-

‘Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamas do të parandalojë sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe përshkallëzimin e konfliktit’.

Kjo ishte deklarata e presidentit amerikan, Joe Biden, ku ishte duke folur me gazetarët në New Orleans.

 “Po bëhet më e vështirë” arritja e marrëveshjes së armëpushimit, shtoi Biden, “por unë nuk po dorëzohem”.

Presidenti amerikan la të nëkuptohej se ishte në pritje të një përgjigjeje nga Irani, pas kërcënimeve të këtij të fundit për hakmarrje ndaj Izraelit.

“Do të shohim se çfarë do të bëjë Irani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi presidenti amerikan, Joe Biden.

Frika për një luftë më të gjerë është rritur që nga vrasjet e fundit të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Iran dhe komandantit ushtarak të HezbollahuT Fuad Shukr  në Bejrut. Të dy tërhoqën kërcënime për hakmarrje kundër Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco