Princi i Monakos flet për herë të parë për të shoqen, harron të sqarojë aludimet për një histori të pazakontë dhe tradhtitë e tij

Princi i Monakos flet për herë të parë për të shoqen, harron të sqarojë aludimet për një histori të pazakontë dhe tradhtitë e tij

21:30, 13/08/2024
A+ Aa A-

Për Princin Albert dhe Princeshën Charlene të Monakos, nuk ishte dashuri me shikim të parë. Ndërsa çifti u njoh në vitin 2000, ata filluan një lidhje në vitin 2005 dhe lidhen kurorere ne  2011.

“Nuk e di nëse ne ramë në dashuri atëherë”, pranoi Albert, 66 vjeç, për Charlene, 46 vjeçare.

“E dini, pas kësaj, unë nuk e pashë më Charlene për disa vjet”, shpjegoi ai.

“Mendova se ajo ishte një notare e shkëlqyer dhe se ishte miqësore, e lumtur dhe e afrueshme”, shpjegoi ai.

Charlene, një notare olimpike, po përfaqësonte vendlindjen e saj Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Sidneit të vitit 2000 kur takoi burrin e saj të ardhshëm.

“Kemi kaluar shumë mirë”, tha Alberti. “Nuk e di nëse duhet ta them këtë, por… e futa në telashe, sepse nuk e çova në ‘shtëpinë’ e saj në kohë”.

Për martesën e tyre ka thashetheme të shumta. Charlene për vite me radhë ka qenë në qendër të spekulimeve për marrëdhënien me princin Albert. Ditën e dasmës, ish-notarja 1.77 cenntimetra nga Afrika e Jugut, u tha se tentoi të arratisej.

Sipas raportimeve të asaj kohe, Charlene kishte vendosur ta braktiste Albertin në altar, për shkak se ky i fundit e tradhtonte me femra të ndryshme. Por, Albert nuk mund ta lejonte këtë poshtërim dhe Charlene u ndalua nga badigardët e tij dhe u detyrua të martohet me princin e Monakos. Këto raportime nuk u konfirmuan asnjëherë zyrtarisht dhe ata vazhdojnë të mbeten të martuar dhe kanë edhe dy fëmijë. Megjithatë, veprimet e çuditshme të Charlene, si fjala vjen një qethje jo normale, tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një çift dhe një marrëdhënie të zakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco