Raporti: Prokurorët e Sorosit po minojnë ligjin dhe rendin në Amerikë

Raporti: Prokurorët e Sorosit po minojnë ligjin dhe rendin në Amerikë

10:03, 13/08/2024
A+ Aa A-

Miliarderi majtist, George Soros dhe i biri, Alex, që ka marrë përsipër perandorinë e familjes, kanë ‘punuar pa u lodhur për të minuar ligjin dhe rendin në Amerikë’.

Kështu thuhet në një raport të Qendrës për Kërkime Mediatike (MRC) në SHBA.

Sipas Fox News, MRC ka hulumtuar më shumë se 7800 faqe komunikime të brendshme të dhjetëra prokurorëve të mbështetur nga Soros.

Grupi studimor thotë s eka zbuluar se ‘makineria e Sorosit ka punësuar në mënyrë efektive një ushtri juristësh radikalë për të shkatërruar sistemin e drejtësisë’.

“Është befasues numri i prokurorëve që Soros jo vetëm ka financuar në mbarë vendin, por vazhdon t’u kontrollojë politikat dhe prioritetet e tyre,” tha themeluesi dhe presidenti i MRC, Brenc Bozell.

“Makineria e Sorosit cakton politikat dhe prioritetet e tyre, i mbush zyrat e tyre me staf të majtë, dikton narrativat mediatike, lobon me zyrtarë qeveritarë dhe deformon sistemin e drejtësisë amerikane”, thuhet në raport.

"Perandoria Soros është përfshirë masivisht në ndryshimin e sistemit ligjor të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, shumica e mediave rrallë mbulojnë çështjen e 'prokurorëve reformues' të Soros dhe dëmin që ata kanë shkaktuar,” thekson më tej raporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco