Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha niset drejt SPAK

Turqi: I riu i veshur si Call of Duty godet me thikë 5 persona, dyshime se kishte 'rrjedhur' prej video-lojërave

Turqi: I riu i veshur si Call of Duty godet me thikë 5 persona, dyshime se kishte 'rrjedhur' prej video-lojërave

08:19, 13/08/2024
A+ Aa A-

Uebsajtet turke raportuan gjithashtu se 18-vjeçari mbante në gjoks një simbol nazist të përbërë nga tre svastika - Arrestohet autori

Një i ri me tiparet e fytyrës të mbuluara dhe i veshur me jelek antiplumb goditi me thikë të paktën pesë persona të hënën, njëri prej të cilëve u plagos dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë, përpara se autori të neutralizohej, në kopshtin e një xhamie në Eskisehir (Dorylaion) në veriperëndim,Turqi, sipas shtypit turk. 

I dyshuari, 18 vjeç, i armatosur me një thikë të madhe, filmoi dhe transmetoi aktin e tij drejtpërdrejt përmes X përpara se të arrestohej nga policia dhe të merrej në paraburgim, sipas raportimeve. Disa media turke thanë për shtatë të plagosur dhe një të vdekur.

"Sulmuesi kishte veshur një veshje të ngjashme me një personazh të lojërave video, një sëpatë të varur në belin e tij, një jelek antiplumb, një helmetë dhe një maskë," raportoi uebfaqja e lajmeve Eskişehir Durum.

Pamjet e filmuara nga ai vetë e tregojnë atë duke mbajtur syze mbi një maskë me tipare të ngjashme me kafkën në pjesën e poshtme të fytyrës së tij. Uebsajtet turke raportuan gjithashtu se ai mbante një "diell të zi" - një simbol nazist i përbërë nga tre svastika - në gjoks.

Sulmuesi nuk bërtiti apo mori përgjegjësinë për aktin, tha gazeta Cumhuriyet, duke shtuar se ai mund të ketë qenë "nën ndikimin e lojërave video luftarake".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco