Lajmi i fundit

Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër

Një grua e vdekur nga zjarret në periferi të Athinës, njoftohet se dita sot është  më e rrezikshme

Një grua e vdekur nga zjarret në periferi të Athinës, njoftohet se dita sot është më e rrezikshme

08:10, 13/08/2024
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve të ashpra që u përhapën në periferi të Athinës në Greqi të hënën.

Trupi, që besohet të jetë i një gruaje, u gjet brenda një dyqani në qytetin e Vrilissia, në veri të Athinës, tha një burim nga shërbimi zjarrfikës për BBC.

Sipas informacioneve, gruaja nuk ka arritur të largohet në kohë nga godina e djegur e biznesit, për pasojë ka marrë një vdekje të rëndë.

Gruaja, rreth 60 vjeçe, ishte në kërkim nga kolegët e saj që në orët e para të pasdites së djeshme dhe nuk kishte dhënë asnjë shenjë jete.

Celulari i saj ishte vazhdimisht i fikur dhe të gjithë ishin të shqetësuar pasi ajo nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre të përsëritura.

"Ne humbëm mikeshën tonë"

"Humbëm shoqen Nadia, humbëm një mike dhe kolege shumë të mirë”, tha për ERT, një punonjës. Nga ana e tij, pronari i biznesit tha “si nuk u largua, nuk e kuptoj. Ajo ka punuar për mua për 20-25 vjet. Unë kam 13-14 punonjës, shumica e tyre kishin shkuar se nuk kishin punë. Edhe unë jam i humbur, nuk di çfarë t'ju them dhe jam i befasuar nga ajo që ndodhi”.

Brenda ditës do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse është gruaja që ishte zhdukur dhe po kërkohej.

Mijëra njerëz janë evakuuar pasi zjarrfikësit paralajmëruan se shtëpitë, bizneset dhe shkollat ​​ishin nën kërcënim, ndërsa zjarret pritet të vazhdojnë edhe të martën.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Kol Vassilios Vathrakogiannis tha se ndërsa nuk kishte më një front të vetëm aktiv zjarri në rajonin verilindor të Atikës, i cili përfshin pjesë të Athinës, kishte ende "shumë zjarre aktive të lokalizuara", kryesisht rreth qyteteve Marathon dhe Penteli.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, ai shtoi se kushtet për zjarre të reja mbeten të rrezikshme jo vetëm të martën, por edhe për më tej gjatë javës.

Më shumë se 700 zjarrfikës, 199 makina zjarrfikëse dhe 35 avionë bombardues me ujë janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, të cilat fillimisht shpërthyen të dielën pasdite rreth 35 km (22 milje) në veri të kryeqytetit grek.

Kolonel Vathrakogiannis tha se dy zjarrfikës kishin marrë trajtim për djegie gjatë shuarjes së flakëve.

Zyrtarët thanë se zjarret shpërthyen në 40 vende të ndryshme të hënën dhe se disa zona panë flakë deri në 25 metra lartësi.

Në pamje të papara ndonjëherë, njerëzit në Athinë mbanin maska ​​​​për t'u mbrojtur nga tymi që shpërtheu në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco