Komandati ukrainas informon Zelenskyn: 1 mijë kilometra katrorë në Kursk është nën kontrollin e ukrainasve

Komandati ukrainas informon Zelenskyn: 1 mijë kilometra katrorë në Kursk është nën kontrollin e ukrainasve

19:06, 12/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur takim me krerët e lartë të Shtabit të Përgjithshëm, që e informuan për operacionin e ofensivës së forcave të armatosura ukrainase në rajonin rus Kursk.

“Gjëja më e rëndësishme ishte raporti i Oleksandr Syrsky, komandantit të forcave të armatosura – sa i përket aksionit mbrojtës dhe operacionet në rajonin e Kurskut. Jemi mirënjohës ushtarëve dhe komandantëve tonë për përkushtimin e tyre. Në anën tjetër ministri i Brendshëm si dhe zyrtarë të SBU-së, janë urdhëruar të përgatisin planin humanitar për territorin ku po ndodhë operacioni”, tha Zelensky.

Në një video të postuar Syrskyi njoftoi se ukrainasit kanë filluar një operacion ofensive në territorin rus – përkatësisht në rajonin e Kurskut.

“Deri më tani 1 mijë kilometra katrorë të territorit rus është nën kontrollin tonë. Situata është nën kontrollin tonë”, tha Syrskyi.

Kjo është deklarata e parë zyrtarë e qeverisë ukrainase, sa i përket ofensivës në rajonin e Kurskut në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco