Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, Silvinjo i beson Arbër Hoxhës rolin e titullarit

Sulm me thikë në qendër të Londrës/ Plagoset një vajzë dhe një grua, arrestohet autori

Sulm me thikë në qendër të Londrës/ Plagoset një vajzë dhe një grua, arrestohet autori

15:41, 12/08/2024
A+ Aa A-

Një person është arrestuar, pasi një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare u goditën me thikë në sheshin Leicester të Londrës, tha policia Metropolitane.

Autoritetet Policore njoftuan  se dy viktimat ishin dërguar në spital, por nuk ishin në gjendje të jepnin detaje se sa rëndë ishin plagosur. Burri ndodhet në paraburgim dhe dyshohet se është i vetmi i dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Në një deklaratë, Policia tha: “Oficerët janë në skenën e një goditjeje me thikë në sheshin Leicester. Një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim’.

“Ne nuk besojmë se ka ndonjë të dyshuar tjetër. Dy viktima, një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare, janë dërguar në spital dhe ne presim një informacion mbi gjendjen e tyre.”

Në këtë fazë të hershme, incidenti nuk besohet të jetë i lidhur me terrorizmin, citon The Guardian.

Një kordon policie është vendosur  pranë vendit të ngjarjes në sheshin Leicester, i cili është i mbushur me turistë.  

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha se një i rritur dhe një fëmijë ishin dërguar në një qendër të madhe të traumës.

“Ne morëm thirrje në orën 11:36 të së hënës, më 12 gusht për të raportuar për një goditje me thikë në sheshin Leicester.

Incidenti ndodhi në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të dalë nga ditët e dhunës dhe trazirave të lëshuara nga grupet e ekstremit të djathtë kundër emigrantëve dhe komunitetit mysliman pas masakrës së vajzave në Southport, afër Liverpool-it, - i atribuohet nga policia arrestimi i një 17-vjeçari të armatosur me thikë - dhe më pas vala e dezinformatave dhe 'lajmeve të rreme' të përhapura në rrjetet sociale për identitetin e sulmuesit.

Rreziku është se ajo që ndodhi sot në kryeqytetin britanik mund të nxisë në një farë mënyre tensione të reja. Downing Street paralajmëroi mëngjesin e sotëm se gjendja e alarmit mbetet e lartë në vend, pavarësisht 'de-përshkallëzimit' të përplasjeve në rrugë që ndodhën gjatë fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco