Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, Silvinjo i beson Arbër Hoxhës rolin e titullarit

Rusia bën thirrje për të tjera evakuime pas sulmit të befasishëm të Ukrainës

Rusia bën thirrje për të tjera evakuime pas sulmit të befasishëm të Ukrainës

15:31, 12/08/2024
A+ Aa A-

Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrje banorëve që të evakuohen për shkak të “gjendjes shumë të tensionuar” në zonë, ku forcat ruse po mundohen me vështirësi t’i përgjigjejn një sulmi të befasishëm ukrainas.

Autoritetet e emergjencave në Rusi thanë se më shumë se 76 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në zonën e Kurskut, ku shtatë ditë më parë, trupat ukrainase dhe mjete të blinduara depërtuan në brendësi të territorit rus. Raportohet se ato kanë përparuar në një thellësi prej 30 kilometrash brenda Rusisë.

Operacioni ukrainas po zhvillohet në fshehtësi të madhe dhe objektivat e tij mbeten të paqarta. Manovra e papritur që i kapi të papërgatitura forcat e Kremlinit është kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të parreshtura ruse gjatë muajve të fundit për të goditur mbrojtjen ukrainase në zona të caktuara përgjatë vijë së frontit, në Ukrainën lindore.

Përparimi i trupave ukrainase i ka dhënë një goditje të fortë përpjekjeve të Presidentit Putin dhe pretendimeve të tij se në përgjithësi lufta nuk e ka prekur jetesën në Rusi. Propaganda shtetërore është përpjekur ta minimizojë sulmin, duke vënë në dukje përpjekjet e autoriteteve për të ndihmuar banorët e rajonit dhe duke synuar të largojë vëmendjen nga dështimi i ushtrisë për t'u parapërgatitur për sulmin dhe për ta zmbrapsur atë me shpejtësi.

Banorët në Kurskt regjistruan video në të cilat ankoheshin se ishin detyruar të linin shtëpitë dhe i bënin thirrje Presidentit Putin për t’i ndihmuar. Media shtetërore ruse nuk njoftoi mbi asnjë shenjë pakënaqësie.

Përgjatë dy vite e gjysmë luftimesh, Rusia është përballur edhe më parë me sulme të befasishme brenda territorit, por sulmi i shpejtë dhe i befasishëm në rajonin e Kurskut shënon sulmin më të madh në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vënë në vështirësi Presidentin Vladimir Putin dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftime. Po ashtu, është hera e parë që sulmi i befasishëm udhëhiqet nga ushtria ukrainase dhe jo nga luftëtarët pro-ukrainas rusë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco