Inkursioni ukrainas në Kurskut/ Evakuohen banorët e Belgorodit

Inkursioni ukrainas në Kurskut/ Evakuohen banorët e Belgorodit

08:16, 12/08/2024
A+ Aa A-

Rusia ka njoftuar evakuimin e banorëve nga një lagje e rajonit të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, ndërkohë që vazhdon inkursioni i forcave të Kievit në rajonin e afërt të Kurskut.

"Mëngjesi premton të jetë alarmues për ne: ka aktivitet armik në kufirin e rrethit Krasnoyaruzhsky," tha guvernatori i rajonit Belgorod, Vyacheslav Gladkov, në një video të postuar në Telegram.

“Për sigurinë e jetës dhe shëndetit të popullatës sonë, po fillojmë evakuimin e banorëve të këtij rrethi”, shtoi ai.

Ndërkohë masat e sigurisë në të gjitha objektet e rëndësisë strategjike në rajonin e Zaporozhye, duke përfshirë edhe termocentralin bërthamor të Zaporozhye, janë rritur pas një urdhri përkatës nga presidenti rus Vladimir Putin.

Termocentrali bërthamor i Zaporozhye, i vendosur në qytetin Energodar, ka një kapacitet prej rreth 6 GË dhe është më i madhi në Evropë. Ai është kontrolluar nga trupat ruse që nga fundi i shkurtit 2022.

Që atëherë, njësitë e ushtrisë ukrainase kanë granatuar periodikisht të dy zonat e banuara në Energodar dhe ambientet e vetë ZNPP, duke përdorur drone, artileri të rëndë dhe sisteme raketash të shumta lëshuese (MLRS).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco