Ukraina avancon me sulmet brenda territorit rus, Kremlini në alarm

Ukraina avancon me sulmet brenda territorit rus, Kremlini në alarm

20:25, 11/08/2024
A+ Aa A-

Teksa janë publikuar pamje të sulmit mbi tanket ukrainase në Kurks, Rusia kërcënon se do të kundërpërgjigjet ashpër.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha në një deklaratë se "Regjimi i Kievit po vazhdon aktivitetin e tij terrorist me të vetmin qëllim të frikësimit të popullatës paqësore të Rusisë".

Ajo shton se Ukraina "e kupton shumë mirë" se sulmet e fundit "nuk kanë kuptim nga pikëpamja ushtarake".

Ndërkohë, një grup ushtarësh ukrainas kanë publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen duke ngritur një flamur ukrainas, ndërsa shkelin një rus. BBC thotë se bëhet fjalë për një ndërtesë administrative në fshatin Guevo, në rajonin Kursk të Rusisë. Ky fshat është pak më shumë se 3 km në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco