Avionët rusë po bombardojnë Rusinë, duke tentuar të ndalin ukrainasit

Avionët rusë po bombardojnë Rusinë, duke tentuar të ndalin ukrainasit

16:52, 11/08/2024
A+ Aa A-

Derisa luftimet e ashpra brenda territorit rus po vazhdojnë për më shumë se pesë ditë, ku ukrainasit u futën dhjetë kilometra brenda Rusisë në rajonin e Kurskut, rusët kanë shtuar prezencën ushtarake në atë rajon.

Rusët duke parë se po u futen pa problem ukrainasit në territorin e tyre, kanë filluar të përdorin armë të rënda si kundërpërgjigje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mungesa e profesionalizmit në ushtrinë ukrainase është duke u bërë çdo herë e më e theksuar, ku bombarduesit rusë po hedhin bomba mbi territorin e tyre me qëllimin e vetëm, dëbimin e ukrainasve.

Aeroplanët Su-34 po hedhin bomba 100 KAB në rajonin Sumy, përgjatë vijës kufitare, raketa këto që po lëshohen nga rajoni i Kurskut, ku rusët nuk po hezitojnë të bombardojnë vendin e tyre.

‘Intensiteti i luftimeve në drejtim të Sumyt është rritur. Armiku po aplikon masa shtesë, duke ngritur në qiell aeroplanë, helikopterë dhe armë tjera të rënda’, u tha nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco