Financimi i huaj me vlerë 2.5 miliardë dollarë për Turqinë, në fazën përfundimtare

Financimi i huaj me vlerë 2.5 miliardë dollarë për Turqinë, në fazën përfundimtare

12:19, 07/08/2024
A+ Aa A-

Paketa e financimit të huaj për Turqinë me vlerë 2.5 miliardë dollarë është në fazën përfundimtare për nënshkrim, tha ministri i thesarit dhe financave të vendit.

“Puna jonë me institucionet financiare ndërkombëtare po kthehet në hapa konkretë, projektet e orientuara drejt zhvillimit mbështeten me financim të favorshëm, me norma interesi afatgjata dhe nën nivelin e tregut dhe besimi në program vazhdon të rritet”, tha Mehmet Simsek për Anadolu.

Duke theksuar se administrata e ekonomisë vazhdon të punojë intensivisht në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse për financimin e projekteve në përputhje me programin ekonomik, Simsek tha se vazhdojnë të sigurojnë burime nga institucionet e huaja financuese në kuadër të financimit të projekteve.

Duke informuar se vendi ka dhënë rreth 2.9 miliardë dollarë financim afatgjatë këtë vit me norma interesi nën kushtet e tregut për të mbështetur projektet, ministri tha se “Ky financim përdoret kryesisht për plotësimin e nevojave infrastrukturore që lindin pas tërmetit”.

Njëmbëdhjetë provinca në vend u goditën nga tërmete të dyfishta shkatërruese në shkurt 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, duke vrarë mbi 50,000 njerëz dhe duke shkaktuar dëme me vlerë miliarda dollarë.

Ai shpjegoi se duke i dhënë përparësi qëndrueshmërisë, vendi siguron financime për projekte që mbështesin transformimin e gjelbër të eksportuesve, mbështesin forcimin e sektorit real dhe janë në përputhje me ndryshimet klimatike dhe kalimin në një ekonomi të gjelbër në terma afatgjatë.

Duke iu referuar projekteve që do të miratohen dhe nënshkruhen në periudhën në vijim, ai u shpreh: “Në këtë kuadër janë në prag të nënshkrimit katër projekte të miratuara nga Banka Botërore me vlerë rreth 1.9 miliardë dollarë.

“Me këtë burim synohet të merren masa në lidhje me përmbytjet dhe thatësirat, të bëhen investime për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave publike, të rindërtohen zona të vogla industriale në zonën e tërmetit, si dhe të lehtësohet aksesi i grave dhe të rinjve në vende pune të krijuara nga sektorët e gjelbër të ekonomisë duke rritur mundësitë e financimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco