Habit Trump: Biden është penduar që dorëzoi presidencën pas një 'Grushti Shteti' nga njerëzit që ai urren më shumë në botë...

Habit Trump: Biden është penduar që dorëzoi presidencën pas një 'Grushti Shteti' nga njerëzit që ai urren më shumë në botë...

11:24, 07/08/2024
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Donald Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale Truth Social tha që presidenti Joe Biden mund të përpiqet të rimarrë kandidaturën nga zëvendëspresidentja Kamala Harris në Kuvendin Kombëtar Demokrat.

Biden më shumë se dy javë më parë njoftoi se do të tërhiqej nga zgjedhjet presidenciale të 2024-ës pas një debati zhgënjyes dhe një valë presioni demokratik, duke mbështetur gjithashtu Harrisin për krye të kandidaturës.

 

Në postimin e tij të martën, Trump bëri retorikën e tij tipike, me vënie epitetesh, teksa vuri në shënjestër Harris-in, Biden-in dhe të tjerët: "Cilat janë shanset që Joe Biden-i i korruptuar, presidenti më i keq në historinë e SHBA-së, presidenca e të cilit iu vodh në mënyrë jokushtetuese nga Kamabla, Barrack HUSSEIN Obama, E Çmendura Nancy Pelosi, I Paqëndrueshmi Adam Schiff, Qaramani Chuck Schumer dhe të tjerë në të majtën e çmendur, të MËSYJË Kuvendin Kombëtar Demokrat e të përpiqet të rimarrë kandidaturën, duke më sfiduar mua në një DEBAT tjetër ."

Trump vazhdoi: "Ai mendon se bëri një gabim historikisht tragjik duke dorëzuar presidencën e SHBA-së, një Grusht Shteti, njerëzve që ai urren më shumë në Botë, dhe ai dëshiron ta rimarrë atë, TANI!!!"

Harris njoftoi të martën zgjedhjen e saj për zëvendëspresident, duke emëruar guvernatorin e Minesotës Tim Walz si kandidatin e saj. Shtabi elektoral i Trump-it e komentoi zgjedhjen e Walz-it nga Harris të martën, duke thënë pjesërisht: "Nuk është çudi që Liberalja e San Franciskos Kamala Harris dëshiron që aspiranti i Bregut Perëndimor Tim Walz të jetë si kandidati i saj për zëvendëspresident - Walz e ka ezauruar mandatin e tij si guvernator duke u përpjekur ta riformojë Minesotën në imazhin e Golden State”.

Në Truth Social, Trump e quajti dyshen Harris-Walz: "Kjo është dyshja e majtë më radikale në historinë amerikane. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë dhe nuk do të ketë më kurrë."

Analisti politik Craig Agranoff i tha Newsweek të martën se komentet e Trump-it tregojnë se "është e qartë se retorika politike intensifikohet ndërsa i afrohemi sezonit zgjedhor".

"Ndonëse është e pasigurt nëse presidenti Biden po rimerr në konsideratë kandidaturën e tij, është e rëndësishme që këto deklarata të njihen si pjesë e një strategjie më të gjerë për të aktivizuar bazat e tyre përkatëse," shtoi Argranoff.

Kur u pyet për fyerjen e Trump-it ndaj Harrisit dhe Walz-it, Agranoff tha: "Sa i përket etiketimit të dyshes Harris-Walz si 'dyshja e majtë më radikale në historinë amerikane', është një karakterizim subjektiv që synon të tërheqë segmente të caktuara votuesish. Në fund të fundit, populli amerikan do të japë gjykimet e tij bazuar në politika dhe performancë e jo në etiketime partiake."/Newsweek- Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco