Tim Walz shërbeu si mësues në Kinë/ Grenell: Pekini është shumë i lumtur

Tim Walz shërbeu si mësues në Kinë/ Grenell: Pekini është shumë i lumtur

10:54, 07/08/2024
A+ Aa A-

Tim Walz, i përzgjedhur nga Kamala Harris si kandidat për zëvendëspresident të SHBA, ka tërhequr vëmendjen në Kinë.

Kjo për shkak se ai ka shërbyer si mësues në Kinë për të paktën një vit.

Sipas BBC, ai ka dhënë mësim në rajonin e Guangdong në vitin 1989.

Ai dhe gruaja e tij, mësuesja Gwen Whipple, më vonë kaluan muajin e mjaltit në Kinë.

Guvernatori 60-vjeçar i shtetit Minnesota ka qenë mësues historie dhe trajner futbolli përpara se t’i hynte politikës.

Por disa aleatë të Donald Trump kanë thënë se emërimi i Walz do të mirëpritet në Kinë, megjithëse Pekini nuk e ka komentuar atë.

"Kina komuniste është shumë e lumtur me Tim Walz si zëvendësin e zgjedhur të Kamala Harris," tha Richard Grenell, ish-drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në administratën e mëparshme të Trump.

"Askush nuk është më pro Kinës se marksisti Walz," shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco