Dy astronautët e NASA-s, ende në ‘harresë’ pas dy muajsh në hapësirë

Dy astronautët e NASA-s, ende në ‘harresë’ pas dy muajsh në hapësirë

10:00, 07/08/2024
A+ Aa A-

Ende nuk dihet se kur do të kthehen në Tokë dy astronautët e NASA-s, të cilët kanë mbetur në Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, pas disa problemeve teknike të anijes së tyre kozmike, Boeing Starliner.

Suni Williams dhe Butch Wilmore mbërritën në ISS më 6 qershor në atë që ishte fluturimi i parë me ekuipazh i programit hapësinor komercial të Boeing.

Starliner ka pasur një sërë rrjedhjesh heliumi dhe probleme me shtytësin që nga stacionimi, teksa një datë për zbritjen në tokë nuk ka ende dhe pritet që të përcaktohet nga Boeing dhe NASA.

Për shkak të problemeve që janë krijuar, u ngritën shqetësime se dy astronautët kanë ngecur në hapësirë, por drejtuesit e misionit kanë ofruar garanci se janë përgatitur për një udhëtim të gjatë.

Boeing theksoi javën e kaluar se "mbetet i sigurt" se anija e tij kozmike do të jetë në gjendje t'i transportojë ata në shtëpi të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco