Hezbollahu i Libanit uron liderin e ri të Hamasit për detyrën: Armiku nuk i arriti qëllimet e tij!

Hezbollahu i Libanit uron liderin e ri të Hamasit për detyrën: Armiku nuk i arriti qëllimet e tij!

09:17, 07/08/2024
A+ Aa A-

Lëvizja libaneze Hezbollah (“Partia e Zotit”) e lidhur me Iranin përgëzoi të martën liderin e ri të Hamasit, Yahya Sinwar, i cili mori drejtimin pas vrasjes së paraardhësit të tij në Teheran, duke ngritur më tej shqetësimet për një shpërthim konflikti të ri në Lindjen e Mesme.

Që nga 8 tetori, një ditë pas inkursionit të paprecedentë të krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze në territorin jugor izraelit, Hezbollahu, një komponent kyç i “boshtit të rezistencës” ngjitur me Iranin, ka hapur një front kundër Izraelit në Libanin jugor, për të “mbështetin” Hamasin, aleatin e tij.

Irani, Hamasi dhe Hezbollahu akuzuan Izraelin për vrasjen e Ismail Haniya, ish-kreut të byrosë politike të lëvizjes islamike palestineze dhe u zotuan për hakmarrje. Përzgjedhja e Yahya Sinwar, kreut të Hamasit në Rripin e Gazës, “konfirmon se armiku nuk i ka arritur qëllimet e tij”, tha Hezbollah në një deklaratë.

Udhëheqja politike dhe ushtarake izraelite akuzon Yahya Sinwar për organizimin e sulmit të 7 tetorit që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco