Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën thirrjen: SHBA nuk do të tolerojë sulme ndaj trupave të saj në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën thirrjen: SHBA nuk do të tolerojë sulme ndaj trupave të saj në Lindjen e Mesme

07:55, 07/08/2024
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi dje se SHBA “nuk do të tolerojë” sulme kundër forcave të saj të dislokuara në Lindjen e Mesme, në sfondin e rritjes së madhe të tensionit midis Izraelit dhe Iranit. Deklarata e tij vjen një ditë pas një sulmi me raketa në një bazë ajrore në Irak që plagosi shtatë amerikanë.

“Mos bëni gabim, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme ndaj trupave tona në rajon,” tha Austin, një ditë pas një sulmi me raketa në një bazë ajrore në Irak që plagosi shtatë amerikanë.

Kujtojmë se pas vrasjes nga ana e ushtrisë izraelite të kreut politik të Hamasit, tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur. Të gjitha palët e përfshira në konflikt kërcënojnë me hakmarrje, ndërkohë që SHBA iu ka bërë thirrje palëve që të vetëpërmbahen dhe mos të thellojnë më tej konfliktin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco