Atentate në SHBA, pakistanezi i lidhur me Iranin po përgatiste vrasjen e Trump

Atentate në SHBA, pakistanezi i lidhur me Iranin po përgatiste vrasjen e Trump

07:49, 07/08/2024
A+ Aa A-

Një pakistanez me lidhje të dyshuara me Iranin është akuzuar për një komplot të dështuar për vrasje, ku objektivi që synohej ishte ish-presidenti Donald Trump.

CNN duke cituar një zyrtar dhe dokumente gjyqësore raporton se FBI beson që komploti kishte në shënjestër Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë aktualë dhe ish-qeveritarë amerikanë.

46-vjeçari Asif Merchant akuzohet se ka udhëtuar në Nju Jork dhe ka punuar me një vrasës me pagesë për të kryer vrasjet në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, sipas akuzave të ngritura nga prokurorët federalë në Brooklyn, Nju Jork.

Prokurorët thanë se ai u arrestua më 12 korrik teksa përgatitej të largohej nga Shtetet e Bashkuara, pak pasi u takua me vrasës të dyshuar për të cilët ai besonte se do të kryenin ekzekutimet, por në fakt ishin oficerë policë të infiltruar.

Administrata amerikane ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje se Irani mund të kërkojë të hakmerret kundër sulmit të vitit 2020 me dron amerikan që vrau gjeneralin Qasem Soleimani, gjeneralin më të lartë të Gardës Revolucionare Islamike.

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar njerëz të tjerë për tentativa të ngjashme për vrasje në të kaluarën, duke përfshirë akuzat e ngritura në vitin 2022 kundër një 45-vjeçari iranian, i cili dyshohet se u përpoq të paguante 300,000 dollarë që një person në SHBA të vriste ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton.

Në atë rast, prokurorët pretenduan se plani ishte "hakmarrje e mundshme" për vdekjen e Soleimanit.A

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco