OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit

OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit

22:10, 06/08/2024
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrjet për vaksinim të grupeve të rrezikuara nga koronavirusi, duke thënë se me uljen e shkallës së vaksinimit, është rritur numri i të infektuarve.

“Jemi dëshmitarë për një rënie alarmate të shkallës së vaksinimit”, ka thënë ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar shifrave të dy vjetëve të fundit.

Sipas saj, rënia më e madhe është vërejtur te personat më të moshuar, dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.

“Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht”, ka thënë ajo.

Nga të gjitha testimet për koronavirus, shkalla e rezultateve pozitive është rritur që disa javë, dhe ka arritur në mbi 10 për qind, ka raportuar OBSH, bazuar në të dhënat e 84 shteteve.

Në Evropë, shkalla e infektimit është mbi 20 për qind.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka regjistruar në përditësimin e fundit të të dhënave – të periudhës 10-23 korrik – 19 persona me koronavirus, dhe asnjë viktimë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco