Merret vendimi/ Nobelisti Muhammad Yunus do të drejtojë qeverinë e përkohshme të Bangladeshit

Merret vendimi/ Nobelisti Muhammad Yunus do të drejtojë qeverinë e përkohshme të Bangladeshit

22:07, 06/08/2024
A+ Aa A-

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus u emërua për të udhëhequr kabinetin e përkohshëm të Bangladeshit, raportoi gazeta Dhaka Tribune.

Joynal Abedin, zëdhënësi i presidentit të Bangladeshit Shahabuddin Chuppu, tha se vendimi u mor pas takimit të presidentit me drejtuesit e Lëvizjes Studentore Kundër Diskriminimit të martën.

Sakaq në Bangladesh janë bërë riorganizime të mëdha në ushtri, pasi kryeministrja Sheikh Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi, tha zyra e marrëdhënieve publike të ushtrisë së Bangladeshit.

Pasi kryeministrja Sheikh Hasina dha dorëheqjen mes trazirave masive të hënën dhe u largua nga vendi, rezidenca e saj në Dhaka u grabit nga rebelët. Zjarrvënie dhe plaçkitje u raportuan në të gjithë vendin. Komandanti i ushtrisë së Bangladeshit, Waker-uz-Zaman u bëri thirrje njerëzve të respektojnë ligjin dhe rendin dhe njoftoi formimin e një qeverie të përkohshme.

Sipas mediave, të paktën 10,000 njerëz janë arrestuar gjatë trazirave. Numri i të vdekurve nga trazirat ka tejkaluar 350, përfshirë oficerë policie. Ndërkohë, kanali televiziv India Today, citoi burime jozyrtare se numri i viktimave mund të shkojë nga 1000 deri në 1400.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco