Irani i qëndron versionit të tij për mënyrën se si u vra lideri i Hamasit

Irani i qëndron versionit të tij për mënyrën se si u vra lideri i Hamasit

07:40, 04/08/2024
A+ Aa A-

Rojet Revolucionare në Iran vijojnë të insistojnë se lideri i Hamasit, Islamil Haniyeh u ekzekutua me një raketë me rreze të shkurtër veprimi që u qëllua pranë rezidencës ku ai qëndronte në Teheran, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e disa shërbimeve sekrete se ai u vra me një bombë të vendosur në ambientet e godinës më herët.

Organizata paraushtarake deklaron se predha peshonte rreth 7 kg dhe shkaktoi një shpërthim të fortë, duke vrarë Haniyeh dhe truproja e tij të mërkurën e kaluar.

Udhëheqësi i Hamasit ishte për vizitë në kryeqytetin iranian për inaugurimin e Presidentit Massoud Pezeshkian.

IRGC akuzoi Izraelin për projektimin dhe zbatimin e operacionit, të mbështetur nga SHBA. Izraeli nuk ka komentuar vdekjen e Haniyeh.

Daily Telegraph pretendon se Haniyeh u vra nga bomba të vendosura në dhomën e tij nga agjentët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad.

Duke cituar zyrtarë iranianë, gazeta tha se dy agjentë të Mossad-it kishin hyrë në ndërtesë dhe kishin vendosur eksploziv në tre dhoma. Iranianët, të cilët kishin parë pamjet, thanë se të dy u larguan më pas nga vendi.

New York Times raportoi gjithashtu se Haniyeh u vra nga eksplozivët e shpërthyer në dhomën e tij, duke thënë se ato mund të ishin vendosur deri në dy muaj më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco