Gati për një sulm nga Irani, SHBA dërgon 'muskujt' në Lindjen e Mesme

Gati për një sulm nga Irani, SHBA dërgon 'muskujt' në Lindjen e Mesme

13:43, 03/08/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojnë ndjeshëm praninë e tyre në Lindjen e Mesme, në pritje të një sulmi të parashikuar të Iranit kundrejt Izraelit, si hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamas, Ismail Hanyieh.

Dërgimi në Mesdhe i një aeroplanmbajtëseje dhe një skuadriljeje me anije luftarake shoqëruese është ndoshta lëvizja më e madhe e trupave në Lindjen e Mesme që prej nisjes së konfliktit në Gaza.

“Kemi dëgjuar Liderin Suprem të Iranit të thotë hapur se ka si synim të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamas në Teheran dhe se do të kryejnë një tjetër sulm kundër Izraelit”, tha koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, për CNN. “Nuk mundet që vetëm të mendojmë se mund të jemi viktima të këtij sulmi, prandaj duhet të sigurohemi që të kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme në rajon”.

Të premten, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, urdhëroi grupin e zjarrit të kryesuar nga anija USS Abraham Lincoln që të zëvendësojë atë të kryesuar nga USS Theodore Roosevelt, që aktualisht operon në Gjirin e Omanit.

Përveç kësaj, disa destrojerë dhe kryqëzorë me raketa balistike do të dërgohen në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Gjithashtu, Austin ka urdhëruar edhe dërgimin e trupave shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco