Bilanci i luftës në Gaza, shkon në 39,550 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Bilanci i luftës në Gaza, shkon në 39,550 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

12:46, 03/08/2024
A+ Aa A-

Shkon në 39,550 numri i palestinezëve të varë që nga sulmi i 7 tetorit në Rripin e Gazës. Në një deklaratë për mediat, ministria e Shëndetësisë e Gazës, tha se 91,280 persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet izraelite që preh 7 tetorit.

Vetëm në 24 orë janë vrarë 31 palestinezë të tjerë, tha më tej ministria e Gazës.

Pothuajse 10 muaj pas luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi atë të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco