Katër muaj negociata, arrihet marrëveshja 4 miliardë dollarë për kompensimin e viktimave të zjarreve vdekjeprurëse në Hawaii

Katër muaj negociata, arrihet marrëveshja 4 miliardë dollarë për kompensimin e viktimave të zjarreve vdekjeprurëse në Hawaii

12:00, 03/08/2024
A+ Aa A-

Guvernatori i Hawait ka njoftuar dje se u arrit një marrëveshje me të prekurit nga zjarret e gushtit 2023, të cilët do të marrin 4.037 miliardë dollarë për të zgjidhur kërkesat e tyre ligjore. Kjo shumë do të sigurohet nga shteti i Hawait, një kompani lokale e energjisë dhe institucione dhe biznese të tjera për të kompensuar të prekurit, prej të cilëve rreth 2200 kanë ngritur padi, si dhe kompanitë e sigurimeve, të cilat tashmë kanë paguar dëmshpërblim për klientët e tyre.

"Kjo zgjidhje universale prej më shumë se 4 miliardë dollarësh do të ndihmojë njerëzit tanë të rindërtojnë," tha në një deklaratë guvernatori Josh Green, duke vlerësuar koston totale të fatkeqësisë në 12 miliardë dollarë.

Kjo marrëveshje, e arritur pas katër muaj negociatash, tani duhet të ratifikohet nga një gjyqtar. Zjarret, të cilat shpërthyen më 8 gusht 2023, vranë më shumë se 100 njerëz dhe lanë mijëra të pastrehë në ishullin Maui. Zjarri shkatërroi rreth 8000 hektarë dhe bëri hi qytetin turistik të Lahaina, kryeqyteti historik i mbretërisë së Havait.

Flakët e nxitura nga erërat e forta kanë avancuar me shpejtësi rrufeje duke zënë në befasi shumë banorë. Shumë prej tyre shpëtuan duke ikur në ujërat e oqeanit ku qëndruan për orë të tëra. Disa nga ata që paditën akuzuan Hawaii Electric për neglizhencë për dështimin në mbylljen e energjisë, pavarësisht paralajmërimeve se erërat e forta mund të shkaktojnë rënie të shtyllave të energjisë dhe zjarre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco