Autoritetet holandeze paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga ujqërit

Autoritetet holandeze paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga ujqërit

11:53, 03/08/2024
A+ Aa A-

Autoritetet në Holandë kanë paralajmëruar qytetarët për ujqërit pasi iu afruan fëmijëve dy herë në një zonë malore në Utrecht.

Ata kanë bërë thirrje që të gjithë vizitorët të bëjnë kujdes kur shkojnë në Kodrën e Utrecht-it si dhe të mos shkojnë atje me fëmijë.

Paralajmërimet erdhën pasi një kafshë e madhe i mori jetën një fëmije në fshatin e Austerlitz, në lindje të Utrecht-it. Nga analizat u konfirmua se bëhet fjalë për një ujk.

Kjo zonë është shumë pyjore dhe shkojnë shumë vizitorë si vrapues, çiklistë apo edhe njerëz që bëjnë ecje. Ujqërit u shfaqën në këtë zonë në vitin 2015 në një kohë kur kishin munguar për 150 vite me radhë.

Popullata e ujqërve në Europën është duke u rritur për shkak të përpjekjeve të njerëzve për t’i ruajtur ato. Muajin e kaluar një park u mbyll pjesërisht në Holandë pasi një vajzë u kafshua nga një ujk.

Ky vend ka parë vitet e fundit një rritje të sulmeve të ujqërve ndaj bagëtive dhe kafshëve shtëpiake vitet e fundit. Në 3 mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 267 sulme, ndërsa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, vetëm 77.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco