‘Fatkeqësisht ai vdiq’/ SHBA: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve përfshinte edhe Alexei Navalny

‘Fatkeqësisht ai vdiq’/ SHBA: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve përfshinte edhe Alexei Navalny

07:17, 02/08/2024
A+ Aa A-

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka njoftuar se marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë ishte planifikuar të përfshinte edhe opozitarin rus, Alexei Navalnyn.

Sullivan ka thënë se SHBA-ja “kishte punuar me partnerët për një marrëveshje që do të përfshinte Navalnyn”, ka raportuar BBC-ja të enjten.

“Fatkeqësisht ai vdiq. Unë u thashë atyre se presidenti ishte i vendosur ta bënte këtë, ne do të punonim ditë e natë për të arritur në këtë ditë. Kjo punë vazhdoi muajve të fundit dhe u përmbyll sot”, ka shtuar zyrtari amerikan.

Navalny, kritik i presidentit rus, Vladimir Putin,  vdiq shkurtin e këtij viti në një burg në Rrethin Arktik, ku po mbahej i dënuar me 19 vjet burgim për ekstremizëm.

Pas marrëveshjes për lirimin e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, u bë e ditur se gazetari i kishte kërkuar presidentit Putin që të jepte një intervistë për mediumin ku punonte, “Wall Street Journal”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco