Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëron SHBA: S’jeni palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore

Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëron SHBA: S’jeni palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore

10:03, 31/07/2024
A+ Aa A-

Kina ka deklaruar të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në në çështjet e Detit të Kinës Jugore, ndërsa paralajmëroi Filipinet se tërheqja e vendeve të tjera për të provokuar konfrontim do të minojë stabilitetin rajonal.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian në një konferencë për mediat në Pekin, tha se SHBA-të nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në çështjet detare mes dy vendeve.

“Kina ka deklaruar vazhdimisht qëndrimin e saj se Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në çështjet detare midis dy vendeve”, tha Lin Jian, zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze.

Shtetet e Bashkuara premtuan financim prej 500 milionë dollarësh për ushtrinë dhe rojet bregdetare të Filipineve në një shfaqje të madhe mbështetjeje për Manilën, pasi ajo përballet me veprimet kineze në ujërat e diskutueshme në Detin e Kinës Jugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco