Izraeli mbyll pjesën veriore të hapësirës ajrore për shkak të tensioneve me Libanin

Izraeli mbyll pjesën veriore të hapësirës ajrore për shkak të tensioneve me Libanin

09:45, 31/07/2024
A+ Aa A-

Tensionet e fundit me Libanin kanë detyruara Izraelin të mbyllë pjesën veriore të hapësirës ajrore. Hadera ndodhet në distriktin verior të Izraelit, në gjysmë të rrugës midis Tel Avivit dhe Haifës, një qytet i madh në veri të vendit.

Izraeli ka vendosur të mbyllë hapësirën e tij ajrore në veri të qytetit Hadera, për shkak të tensioneve në kufirin me Libanin, njoftojnë  mediat izraerlite.

Një burim ushtarak tha: "Autoriteti i Aeroporteve lëshoi ​​një direktivë për këtë çështje."

Tensionet midis Izraelit dhe Libanit u përshkallëzuan pasi Fuad Shukr, një komandant i lartë i Hezbollahut, u vra në një sulm izraelit në Bejrut më 30 korrik. Gjithashtu tensioned mes dy vendeve janë rritur edhe pas vrasjes së liderit politik të Hamas, në Teheran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco