Mashtrimet online dhe kompjuterike: 114 milionë adresa të vjedhura, 14 mijë raste në 6 muaj

Mashtrimet online dhe kompjuterike: 114 milionë adresa të vjedhura, 14 mijë raste në 6 muaj

09:37, 31/07/2024
A+ Aa A-

Italia ka shënuar rekord mashtrimesh online dhe komjtuterike, me 114 milionë adresa të vjedhura të përdoruesve. Të dhënat janë publikuar nga autoritetet italiane, përfshirë Policinë Postare dhe Shërbimin e Sigurisë Kibernetike, të cilët njoftojnë se shifrat janë rritur me 14 mijë raste në 6 muaj, 10 % më shumë se vitin e kaluar.

Opracioni, i ndërmarrë nga Policia e Shtetit përfshiu të gjithë territorin kombëtar për të luftuar mashtrimet online, mashtrimet kompjuterike dhe aksesin e paautorizuar në sistemet kompjuterike, njoftojnë mediat italiane.

Aktivitetet, të koordinuara nga Policia Postare dhe shërbimi i sigurisë kibernetike, përfshinin mbi 160 operatorë nga qendrat operacionale të sigurisë kibernetike, si dhe  54 persona me banim në Campania, Puglia, Veneto, Siçili, Kalabria, Piemonte, Lombardia, Lazio, Toscana, Marche dhe Friuli, të gjithë nën hetim.  

Në gjysmën e parë të këtij viti, Policia e Sigurisë Postare dhe Kibernetike hetoi rreth 14 mijë raste në 11 qarqe të Italisë, që është 10% më shumë se vitin e kaluar

Aurtoreitetet kanë zbërthyer skemën e mashtrimit me thirrjet telefonike, që sipas tyre ndër mashtrimet më të zakonshme janë operatorët e rremë. Janë persona që telefonojnë njëri-tjetrin dhe prezantohen si punonjës bankash apo operatorë policie. Preteksti është një akses i supozuar anormal në llogarinë rrjedhëse. Këtu vjen kurthi: për të zgjidhur problemin në një mënyrë "të sigurt",  sugjerohet transferimi i të gjitha parave në një llogari tjetër,

Njerëzit kontaktohen nga njerëz që paraqiten si fëmija ose nipi i tyre. Zërat janë të falsifikuar në mënyrë të përkryer, pothuajse të padallueshme. Kërkesa është për ndihmë për humbjen e portofolit, celularit, kartës së ATM-së, kështu që "mund të më dërgoni pak para?", thuhet në dosjen hetimore të autoriteteve italiane.

Mashtruesit shfrytëzojnë kryesisht, platformat kryesore sociale për të publikuar reklama të rreme për shitjen e mallrave dhe shërbimeve me çmime jashtëzakonisht të favorshme. Mashtrimet synojnë të “vjedhin” të dhënat personale dhe bankare, si dhe kredencialet e aksesit në llogarinë rrjedhëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco