Rusia nis fazën e tretë të stërvitjeve bërthamore jostrategjike

Rusia nis fazën e tretë të stërvitjeve bërthamore jostrategjike

09:16, 31/07/2024
A+ Aa A-

Anëtarët e shërbimit rus do të stërviten për t'u përgatitur për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike në fazën e tretë të stërvitjeve, që përfshijnë trupa nga rrethet ushtarake qendrore dhe jugore, si dhe nga Forcat e Hapësirës Ajrore, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

"Faza e tretë e stërvitjeve bërthamore jostrategjike ka filluar në përputhje me vendimin e presidentit rus. Stërvitja ka për qëllim praktikimin e mënyrave për përgatitjen e përdorimit luftarak të armëve bërthamore jostrategjike’, njoftoi ministria.

Në këtë fazë, thuhet zytrarisht nga Ministria e Mbrojtjes, trupat nga njësitë raketore te Rrethet ushtarake qendrore dhe jugore do të stërviten për të marrë municione speciale stërvitore për sistemin raketor Iskander-M, do të pajisin me to mjete lëshimi dhe do të avancojnë fshehurazi në zonat e pozicioneve të përcaktuara për të kryer lëshimet elektronike të raketave".

Ministria shtoi se personeli i Forcave Ajrore të përfshirë në këtë përgatitje, do të stërvitej për të ngarkuar koka speciale në armët e avionëve dhe për të kryer fluturime në zonat e përcaktuara të patrullimit.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, qëllimi i stërvitjes është ruajtja e gatishmërisë luftarake të trupave dhe pajisjeve nga njësitë luftarake taktike të armëve bërthamore të Rusisë.

Trupat e vendosura në rrethet ushtarake të Jugut dhe të Leningradit, si dhe personeli i Forcave Ajrore dhe Marinës, u trajnuan për t'u përgatitur për përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike gjatë fazës së parë dhe të dytë të stërvitjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco