Ende nuk e kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit/ Reagimet e para nga Izraeli: Vdekja e Haniyeh e bën botën pak më të mirë

Ende nuk e kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit/ Reagimet e para nga Izraeli: Vdekja e Haniyeh e bën botën pak më të mirë

09:13, 31/07/2024
A+ Aa A-

 Izraeli ende nuk është përgjigjur zyrtarisht ose pranuar përgjegjësinë për vdekjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, por së fundmi ka ardhur një reagim nga një zyrtar i lartë qeveritar. 

Amihai Eliyahu, i cili është ministër i trashëgimisë, tha në një postim në X se vdekja e tij shënoi mënyrën e duhur për të pastruar botën nga "kjo ndyrësi". 

"Nuk ka më marrëveshje imagjinare paqeje/dorëzimi, nuk ka më mëshirë për këta të vdekshëm.Dora e hekurt që do t'i godasë [dhe ajo] është ajo që do të sjellë paqe dhe pak rehati dhe do të forcojë aftësinë tonë për të jetuar në paqe me ata që dëshirojnë paqen. Vdekja e Haniyeh e bën botën pak më të mirë.", shprehet Eliyahu.

Ndërkohë një reagim ka pasur edhe nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, i cili nuk mori përgjgjësi për sulmin por tha se po kryen një vlerësim të situatës.

"Nuk ka ndryshime në politikën e mbrojtjes së brendshme. Në këtë kohë, IDF është duke kryer një vlerësim të situatës. Nëse vendoset ndonjë ndryshim, ne do të përditësojmë menjëherë publikun.", tha Hagari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco