Izraeli intesifikon sulmet në ditën e 229 të luftës në Rripin e Gazës, ka të vrarë dhe të plagosur

Izraeli intesifikon sulmet në ditën e 229 të luftës në Rripin e Gazës, ka të vrarë dhe të plagosur

08:55, 31/07/2024
A+ Aa A-

Një numër civilësh palestinezë mbetën të vrarë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën të mërkurën, në një seri bastisjesh nga avionët luftarakë dhe artileria izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, në një kohë kur agresioni izraelit hyn në ditën e 299-të në Rripin e Gazës.

Burimet shëndetësore thanë se një numër i njerëzve u vranë dhe u plagosën në një bombardim izraelit, që synoi një shtëpi në zonën al-Maëasi, në perëndim të qytetit Rafah.

Korrespondenti i Agjencisë Shtetërore të Lajmeve Palestineze, WAFA tha se shumë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spitalin fushor të Kryqit të Kuq, si rezultat i të shtënave me armë nga automjetet e ushtrisë izraelite në drejtim të tendave të të zhvendosurve në zonën al-Maëasi, në perëndim të Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Burimet shëndetësore konfirmuan gjithashtu se një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit, që synonte Abasan al-Kabira, në lindje të Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.

Lagjet al-Zeitoun, al-Shuja'iyya dhe al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, iu nënshtruan bombardimeve intensive të artilerisë, të cilat çuan në plagosjen e shumë civilëve, duke përfshirë fëmijë dhe gra.

Zonat në lindje të Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, panë gjithashtu bombardime intensive artilerie dhe shpërthime të njëpasnjëshme mes të shtënave nga automjetet e ushtrisë izraelite.

Agresioni i forcave pushtuese izraelite kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023, deri më tani ka rezultuar në vrasjen e 39,400 palestinezëve, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, ndërsa 90,996 të tjerë u plagosën. Ndërkohë mijëra viktima mbeten nën rrënoja dhe në rrugët, ku ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk mund t'i arrijnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco