Turqia dënon vrasjen e kreut të Hamas: Netanyahu s’kërkon paqe, synohet shtrirja e luftës rajon

Turqia dënon vrasjen e kreut të Hamas: Netanyahu s’kërkon paqe, synohet shtrirja e luftës rajon

08:38, 31/07/2024
A+ Aa A-

Për Turqinë, vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh do të sjellë një konflikt më të gjërë rajonal në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme e Turqisë dënon vrasjene  liderit të Hamas, teksa shton se kjo vrasje tregon qartë se Netanjahu nuk kërkon paqe, por synon ta shtrojë konfliktin më gjërë, në rajon.

"Kjo [vrasje] tregon edhe një herë se qeveria e [kryeministrit izraelit Benjamin] Netanyahu nuk po kërkon paqe. Ky sulm synon gjithashtu shtrirjen e luftës së Gazës në rajon. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar Izraelin, rajonin tonë do të përballen me konflikte shumë më të rënda”, thuhet në deklaratë.

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh u vra në Teheran, Lëvizja Palestineze

Turqia do të "vazhdojë të mbështesë kauzën e drejtë të popullit palestinez", shtoi ministria.

Më herët, lëvizja radikale palestineze Hamas tha se shefi i Byrosë Politike të saj, Haniyeh u vra gjatë një bastisjeje izraelite në rezidencën e tij në Teheran, pasi ai mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur iranian, Masoud Pezeshkian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco