U vra në rezidencën e tij në Teheran/ Irani: Po hetojmë vrasjen e liderit të Hamasit

U vra në rezidencën e tij në Teheran/ Irani: Po hetojmë vrasjen e liderit të Hamasit

08:33, 31/07/2024
A+ Aa A-

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka reaguar pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Garda deklaroi se po heton “shkakun dhe dimensionet e incidentit” dhe më pas do të ketë një deklaratë, shkruan BBC.

Përveç Haniyeh, viktimë mbeti edhe një nga truprojat e tij.

IRGC është një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran, me lidhje të ngushta me udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Ndërkaq, Hamasi ka deklaruar se Haniyeh u vra në një sulm izraelit, por Izraeli nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare.

Shumica e liderëve të Hamasit mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke iu shmangur tentativave për vrasje nga Izraeli./

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco