Vrasja e liderit të Hamasit, reagon ministri izraelit: Bota u bë më e mirë pas vdekjes së tij

Vrasja e liderit të Hamasit, reagon ministri izraelit: Bota u bë më e mirë pas vdekjes së tij

08:29, 31/07/2024
A+ Aa A-

Pas njoftimit për vdekjen e Haniya nga lëvizja islamike palestineze, të cilën Hamasi e quajti një “sulm tinëzar sionist”, IDF u tha disa mediave ndërkombëtare se nuk kishte ndërmend t’i përgjigjej raporteve të mediave të huaja.

Edhe pse shteti i Izraelit nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për vdekjen e Haniya, disa nga politikanët e vendit kanë komentuar zhvillimet përmes rrjeteve sociale. Një prej tyre është Ministri i Trashëgimisë Kulturore të ekstremit të djathtë Amihai Eligiakhou, thotë në një postim në X se, pas vdekjes së Haniya-s, bota u bë më e mirë.

 “Kjo është mënyra e duhur për të pastruar botën nga ky pisllëk,” shkruan Eliagiou në postimin e tij, duke shpallur “jo më marrëveshje imagjinare paqeje/dorëzimi, pa mëshirë”.

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniya, u vra dje në Teheran, kryeqyteti i Iranit, ku kishte shkuar për betimin e presidentit të ri të vendit, Massoud Pezheskian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco