Vrasja e kreut të Hamas/ Irani thërret Këshillin e Sigurisë për strategjinë që do të ndiqet

Vrasja e kreut të Hamas/ Irani thërret Këshillin e Sigurisë për strategjinë që do të ndiqet

08:27, 31/07/2024
A+ Aa A-

Vdekja e kreut politik të Hamasit, Ismail Haniyeh për Iranin është e papranueshme, teksa udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajatollah Khamenei ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit në Teheran. Kjo mbledhje vjen, si një përgjigje ndaj vrasjes së Ismail Haniyeh, ndërsa të pranishëm janë  komandantët më të lartë të IRGC-së dhe ky këshill do të vendosë për strategjinë që do të ndjekë Irani ndaj sulmeve izraelite në Liban e Gaza.

Edhe Rusia e ka cilësuar vrasjen e shefit të  Hamasit, Ismail Haniyeh, "një vrasje politike absolutisht e papranueshme".  

"Kjo është një vrasje politike absolutisht e papranueshme dhe do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve’, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA të mërkurën. Bogdanov tha se vrasja do të ketë gjithashtu një ndikim negativ në bisedimet e armëpushimit në Gaza, shtoi RIA.

Rusia, e cila ka marrëdhënie me vendet arabe, Iranin dhe Hamasin, si dhe me Izraelin, ka dënuar shpesh dhunën në rajon dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për injorimin e nevojës për një shtet të pavarur palestinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco