Rrëzohet një helikopter në Irlandë, bie në çatinë e një ferme derrash, humbin jetën dy pasagjerët

Rrëzohet një helikopter në Irlandë, bie në çatinë e një ferme derrash, humbin jetën dy pasagjerët

08:15, 31/07/2024
A+ Aa A-

Dy burra rreth të 40-tave kanë humbur jetën kur një helikopter u rrëzua në një fermë në një fshat në Irlandën qendrore. RTE raporton se ata janë një irlandez dhe një burrë nga Evropa Lindore.

Helikopteri u rrëzua në çatinë e një fermë derrash jashtë fshatit Kilukan. Viktimat ishin personat e vetëm në helikopter. Policia, ekipet e shpëtimit dhe shërbimi hetimor i aksidentit ajror kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Autoritetet në Irlandë thonë se ndërtesat në vendin e përplasjes nuk ishin shtëpi, por ndërtesa fermash. Nuk dihet nëse kishte njerëz brenda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të së martës. Helikopteri ishte ngritur rreth 25 minuta më parë nga aeroporti aty pranë Weston. Weston shërben fluturime private si dhe edukative.

Dëshmitarët okularë thanë se helikopteri humbi papritur lartësinë përpara se të rrëzohej. Përveç kësaj, u bë e ditur se helikopteri i përkiste një kompanie amerikane që ofron shërbime për individë. Para fluturimit fatal, helikopteri kishte bërë edhe tetë fluturime të tjera të shkurtra më herët gjatë ditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco