Seancë dëgjimore në Senat për atentatin ndaj Trump

Seancë dëgjimore në Senat për atentatin ndaj Trump

17:49, 30/07/2024
A+ Aa A-

Ronald Rowe, drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret amerikan dhe nën drejtori i FBI-së, Paul Abbate, po dëshmojnë në një seancë të përbashkët të dy komisioneve të Senatit mbi atentatin ndaj ish Presidentit Trump. Në qendër të interesit të senatorëve janë mangësitë e masave të sigurisë në orët para atentatit.

Drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret tha se ai nuk mund “të kuptonte ” se përse në çatinë nga ku sulmuesi qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump, nuk kishte agjentë sigurie. Zoti Rowr tha se kishte qenë së fundmi në vendngjarje në Butler të Pensilvanisë dhe se ndihej i turpëruar nga ajo që kishte parë.

Ndërkohë, nën drejtori i FBI-së Paul Abbate tha se profili në median sociale që besohet se i përket autorit Thomas Matthew Crook tregon se ai përkrahte dhunën politike.

Ish drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dha dorëheqjen javën e kaluar pas kritikave të shumta të ligjvenësve.

FBI-ja bërë dje të ditura hollësi të reja nga hetimet për motivin e sulmit të 20 vjeçarit Thomas Matthew Crook. Sipas autoriteteve ai kishte kërkuar në internet për informacione lidhur me të shtënat në masë, për centrale elektrike, për mjete shpërthyese të improvizuara si edhe për përpjekjen për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë në muajin maj.

FBI-ja njoftoi se zoti Trump, ka pranuar të merret në pyetje nga agjentët e saj në rolin e viktimës së krimit. Zyra e FBI-së tha javën e kaluar se ish – Presidenti u godit në vesh nga një plumb apo një pjesë e tij, gjatë përpjekjes për ta vrarë, në 13 korrik, gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë.

Zoti Trump njoftoi dje se pret që marrja në pyetje të kryhet të enjten.

Ligjvënësit duan të marrin përgjigje nga drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret, se si është e mundur që atentatori Crooks ishte në gjendje t’i afrohej aq shumë zotit Trump.

Hetuesit besojnë se ai qëlloi 8 herë në drejtim të zotit Trump me një armë gjysmë automatike e llojit AR-15, e ngjashme me kallashikovin, nga çatia e një ndërtese në një distancë prej 135 metrash nga podiumi ku po mbante fjalën e tij zoti Trump.

Një nga pjesëmarrësit në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Autori i ngjarjes u qëllua për vdekje me snajper nga një agjent i Shërbimit Sekret.

Gjatë seancës së javës së shkuar, ish drejtorja Cheatle tha se Shërbimi Sekret kishte dështuar në misionin për mbrotjen e zotit Trump.

Ajo e cilësoi përpjekjen për vrasjen e tij se “dështimin më të rëndë” të Shërbimit Sekret për dekada të tëra dhe u zotua se të bënte gjithshka për të zbuluar se çfarë shkoi keq dhe për t’u siguruar që një gjë e tillë të mos përsëritej më.

Ajo pranoi se Shërbimi Sekret ishin njoftuar nga dy deri në 5 herë mbi një person të dyshimtë përpara se të ndodhte sulmi në tubim. Po ashtu ajo tha se çatia nga ku hapi zjarr autori ishte identifikuar si një pozicion i mundshëm disa ditë përpara se të mbahej takimi zgjedhor.

Ajo tha se i kishte kërkuar ndjesë zotit Trump gjatë një telefonate pas atentatit ndaj tij.

Të hënën, në një intervistë për rrjetin Fox News, zoti Trump doli në përkrahje të agjentëve të Shërbimit Sekret që e mbrojtjen atë pas atentatit, por tha se mbni çatinë nga ku qëlloi Crooks duhej të kishte patur agjentë dhe se duhet të kishte patur komunikim më të mirë me policinë lokale.

Ai vlerësoi lart agjentin që qëlloi me sjajper autorin, por vuri në dukje se “do të kishte qënë më mirë nëse do ta kishte qëlluar 9 sekonda më herët”./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco