Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI I BOTËS me moderatore Dori Daka

10 pasaportat më të fuqishme në botë për këtë vit: Ja ku renditet Shqipëria

10 pasaportat më të fuqishme në botë për këtë vit: Ja ku renditet Shqipëria

15:50, 30/07/2024
A+ Aa A-

Edhe këtë vit, Indeksi i Pasportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave më të fuqishme në botë për 2024-ën, bazuar kjo në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Pasaporta e Singaporit është renditur në vend të parë, pra si më e fuqishmja në botë deri tani, pasi me këtë pasaportë mund të udhëtosh pa vizë në 195 vende të ndryshme të botës.

Më pas në renditje vijnë vende si Japonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë lirisht në 192 destinacione.

Në vend të tretë janë pasaportat e Koresë së Jugut, Suedisë, Finlandës, Austrisë, Irlandës, Luksemburgut dhe Holandës, me të cilat mund të udhëtohet në 191 shtete dhe lista vazhdon të jetë më e gjatë deri në vend të dhjetë.

Po Shqipëria, në cilin vend renditet? Shqipëria është në vendin e 43-të, ndërsa pasaporta jonë i lejon qytetarët që të udhëtojnë në 123 shtete të ndryshme të botës.

Kosova renditet 20 vende më poshtë, pra në vendin e 63-të, me pasaportën e vlefshme për të udhëtuar në 79 destinacione.

10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024:

1. Singapori (195 vende)

2. Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjë (192)

3. Austri, Finlandë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Kore e Jugut, Suedi (191)

4. Belgjikë, Danimarkë, Zelandë e Re, Norvegji, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar (190)

5. Australi, Portugali (189)

6. Greqi, Poloni (188)

7. Kanada, Çeki, Hungari, Maltë (187)

8. SHBA (186)

9. Estoni, Lituani, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)

10. Islandë, Letoni, Sllovaki, Slloveni (184)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco