Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI I BOTËS me moderatore Dori Daka

E rëndë/ 23-vjeçarja bie nga pallati natën e parë të martesës në Rusi

E rëndë/ 23-vjeçarja bie nga pallati natën e parë të martesës në Rusi

15:33, 30/07/2024
A+ Aa A-

Nata e parë e martesës është kthyer në një tragjedi për një 23-vjeçare ruse, pasi ka rënë nga kati i 15-të i ndërtesës ku jetonte.

23-vjeçarja Ksenia Vodyanitskaya është rrëzuar nga apartamenti i saj i lartë në Shën Petersburg në Rusi, ku jetonte me bashkëshortin.

Edhe pse në dukje ngjarja është raportuar si aksidentale, autoritet po hetojnë rastin ndërsa kanë marrë në pyetje bashkëshortin, si dhe të njohurit e çiftit të sapomartuar.

Mediat raportojnë se çifti ishin kthyer në shtëpi, pas një feste në restorant në qendër të qytetit, kur ndodhi tragjedia. Bashkëshorti i 23-vjeçares, Kirill, ka qenë i tmerruar në momentin që thirrur shërbimet e emergjencës dhe nxitoi poshtë te gruaja e tij e re që kishte vdekur në vend.

Ksenia sapo ishte diplomuar nga Universiteti i Shën Petersburg për mjekësi veterinare.

Në dasmën e tyre modeste merrnin pjesë vetëm miq të ngushtë dhe të afërm. Nusja mbante një fustan të shkurtër të bardhë, ndërsa dhëndri këmishë të bardhë dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Mediat ruse shkruanin për marrëdhënien e tyre: “Miqtë thanë se çifti kishin kaluar të lumtur në dasmën e tyre. Dëshmitë nga të afërmit thonin se nuk kishte probleme në marrëdhënien e çiftit. I riu dukej se e donte shumë gruan e tij dhe askujt nuk i shkonte ne mendje se mund ta lëndonte”, shkruan “The Sun”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco