Shkon në 73 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Indi

Shkon në 73 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Indi

14:43, 30/07/2024
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Indi ka shkuar në 73, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve. Dhjetëra njerëz të tjerë janë plagosur dhe qindra janë zhdukur.

Intensiteti i fenomenit është përshkallëzuar shumë vitet e fundit, të cilin ekspertët ia atribuojnë efekteve të ndryshimeve klimatike. Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës në rajon, sipas një paralajmërimi të sinoptikanëve.

Ushtria vendosi në gatishmëri më shumë se 200 nga personeli i saj për të marrë pjesë në operacionet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës.

Në Kerala, të paktën 25 persona kishin humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në vitin 2021, ndërsa në vitin 2018, rreth 500 njerëz humbën jetën në përmbytjet më të këqija të shekullit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco