Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI I BOTËS ME MODERATORE DORI DAKA

Bashkëpunëtore e kreut të Prokurorisë, flisnin në Sky Ecc, magjistratja dyshohet se është jashtë Shqipërisë bashkë me dy të tjerët…

Bashkëpunëtore e kreut të Prokurorisë, flisnin në Sky Ecc, magjistratja dyshohet se është jashtë Shqipërisë bashkë me dy të tjerët…

14:36, 30/07/2024
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me 4 urdhër-arrestet e lëshuara dje nga SPAK për një abuzim me një procedim penal për rastin e “Toyta Yaris”. Teksa vetëm një prej masave është ekzekutuar nga policia, pasi pas hekurave është kreu i Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka, 3 të tjerët, përfshi magjistraten Erjona Daupajn, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi, ndodhen në arrati.

Ka dyshime që këta persona janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por ende vijojnë kontrollet për kapjen e tyre. Po ashtu ka dyshime se përveç prokurorit, telefon që fliste përmes aplikacionit Sky Ecc kishte dhe Daupaj,shkruan bw.

Kjo e fundit thuhet se ka folur përmes këtij aplikacioni me Zarkën, në lidhje me lehtësimin e procedimit për një të përfshirë për çështjen e ‘Toyota Yaris”. Aktualisht policia vijon kontrollet brenda vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco