Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI I BOTËS ME MODERATORE DORI DAKA

Marina ruse nis stërvitjen detare

Marina ruse nis stërvitjen detare

14:15, 30/07/2024
A+ Aa A-

Marina ruse ka filluar stërvitjet e planifikuara që përfshijnë pjesën më të madhe të flotës së saj në oqeanet Arktik dhe Paqësor, si dhe në detin Baltik dhe atë Kaspik, bëri të ditur të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Rusia vlerësohet nga shumica e analistëve ushtarakë se ka marinën e tretë më të fuqishme në botë pas atyre të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Rusia, po ashtu, ka një flotë të konsiderueshme të nëndetëseve bërthamore me raketa balistike, raportoi Reuters.

Sipas ministrisë, stërvitjet ruse, të cilat përfshijnë 20 mijë anëtarë të personelit dhe 300 anije, do të testojnë gatishmërinë dhe aftësitë e marinës në të gjitha nivelet.

Do të zhvillohen mbi 300 ushtrime luftarake, përfshirë praktikimin e përdorimit të raketave kundërajrore, artilerisë, armëve anti-nëndetëse dhe “ndërhyrje pasive”.

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është të kontrollohen veprimet e autoriteteve ushtarake të marinës në të gjitha nivelet, si dhe gatishmërinë e ekuipazheve të anijeve, njësive të aviacionit detar dhe trupave bregdetare të marinës ruse për kryerjen e detyrave”, ka deklaruar ministria.

Rreth 300 anije dhe varka sipërfaqësore, nëndetëse dhe anije mbështetëse, rreth 50 avionë dhe më shumë se 200 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale do të përfshihen në këto stërvitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco