TikTok mban një rrjet pro-nazist propagande, zbulon studimi i ri

TikTok mban një rrjet pro-nazist propagande, zbulon studimi i ri

13:33, 30/07/2024
A+ Aa A-

TikTok mban qindra llogari pro-naziste që e përdorin këtë aplikacion për të promovuar ideologjitë e tyre, zbuloi një studim i ri.

Studiuesit nga Instituti për Dialog Strategjik (ISD) zbuluan një rrjet prej 200 llogarish naziste që prodhonin disa video që promovonin nazizmin ose përdornin simbole naziste në profilet e tyre.

Përmbajtja që ata gjetën në këto llogari po tërheq "dhjetëra miliona shikime" në platformë me tregime rreth mohimit të Holokaustit, glorifikimit të Hitlerit dhe "nazizmit si zgjidhje për çështjet bashkëkohore".

“Nazistët e vetëidentifikuar e shohin TikTok-un si një platformë të përshtatshme për të përhapur ideologjinë e tyre, e cila mund të përdoret për të arritur te ‘shumë e më shumë njerëz’, edhe nëse llogaritë janë krejt të reja ose kanë pak ndjekës”, thuhet në një përmbledhje të raportit.

TikTok thotë "nuk ka asnjë shkelje"

Grupet naziste po përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese (GenAI) në shumë nga videot e tyre për të "krijuar karikatura çnjerëzore të grupeve racore dhe etnike jo të bardhë", thuhet në raportin e ISD.

Video të tjera përdorin përkthime të krijuara nga AI të fjalimeve të Adolf Hitlerit në një mënyrë për të modernizuar propagandën e tyre.

Disa këngë, të shoqëruara me imazhe naziste dhe gjuhë të koduara në aplikacion, ndihmojnë që përmbajtjet e tjera të kalojnë të pazbuluara nga moderatorët e platformës, vazhdoi studimi.

Udhëzimet e komunitetit të TikTok thonë se çdo përmbajtje që përdor "stereotipe, insinuata ose deklarata indirekte që mund të përçmojnë në mënyrë të caktuar një grup", nuk do të shfaqet te burimi "For you".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco