Presidenti i Meksikës u kërkon karteleve të mos luftojnë me njëri-tjetrin

Presidenti i Meksikës u kërkon karteleve të mos luftojnë me njëri-tjetrin

11:57, 30/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Meksikës ka ndërmarrë hapin e pazakontë, duke lëshuar një apel publik për kartelet e drogës që të mos luftojnë njëri-tjetrin pas ndalimit javën e kaluar të bosit të lartë meksikan të drogës, Ismael ‘El Mayo’ Zambada dhe Joaquín Guzmán López .

Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha në konferencën e tij të përditshme, se ai besonte se trafikantët e drogës e dinin se do të vuanin vetëm nëse rritnin luftërat e brendshme, që tashmë rrënojnë kartelin Sinaloa.

‘Ata që janë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme e dinë se nuk zgjidhin asgjë me konfrontime,’ tha López Obrador, duke shtuar ‘ata do të dilnin dhe do të rrezikonin jetën e qenieve të tjera njerëzore dhe pse i bëjnë familjet të vuajnë’.

‘Unë besoj se nuk do të ketë konfrontime,’ tha ai, pavarësisht se ushtria njoftoi gjatë fundjavës se kishte dërguar 200 ushtarë të tjerë elitë nga një njësi parashutiste në shtetin e Sinaloa, për çdo rast.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për rritje të dhunës gjatë fundjavës. Por karteli i Sinaloas është përçarë prej vitesh nga luftimet mes ndjekësve të Zambadës dhe rivalëve që ndjekin djemtë e bosit të burgosur të drogës Joaquín "El Chapo" Guzmán , babait të Guzmán López. Djemtë e tjerë janë ende në arrati.

Si Zambada ashtu edhe djali i Guzmanit luajtën role kryesore në kartelin Sinaloa, dhe të dy u arrestuan të enjten kur mbërritën në Teksas me një aeroplan privat.

López Obrador ka një histori të apelit publik ndaj bandave të drogës për paqe, ndonjëherë edhe duke i lavdëruar ato.

Në vitin 2021, López Obrador vlerësoi votimin kryesisht paqësor në zgjedhjet e atij viti dhe dërgoi një mesazh njohjeje për kartelet e drogës që nxisin pjesën më të madhe të dhunës në vend.

"Njerëzit që i përkasin krimit të organizuar u sollën shumë mirë, në përgjithësi, kishte pak akte dhune nga këto grupe," tha presidenti në atë kohë. "Unë mendoj se kriminelët e jakë të bardhë vepruan më keq."

Arrestimi i Zambada dhe Guzmán López ka rezultuar një siklet i madh për presidentin. Zyrtarët meksikanë u detyruan të pranojnë se nuk dinin asgjë për operacionin, derisa mbaroi gjithçka.

Zambada u kishte shpëtuar autoriteteve për dekada dhe nuk kishte shkelur kurrë në burg ,derisa një aeroplan që transportonte atë dhe Guzmán López u ul në një aeroport në Santa Teresa, New Mexico , afër El Paso, Teksas, të enjten. Të dy burrat, të cilët përballen me akuza të ndryshme amerikane për drogë, u arrestuan dhe mbeten në burg.

Presidenti López Obrador tha se kishte indikacione se autoritetet amerikane kishin negociuar me Guzmán López për t'u dorëzuar për ca kohë, ndoshta për muaj ose vite përpara se zoti i drogës të vendoste me sa duket ta bënte këtë.

Por presidenti meksikan tha se asgjë nuk dihej se si Zambada përfundoi në fluturim dhe se prokurorët meksikanë po hetonin për të parë nëse ai ishte rrëmbyer.

Frank Perez, avokati i Zambada, mohoi se klienti i tij të ketë përfunduar në aeroportin e New Mexico me vullnetin e tij të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco