Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ukraina, e gatshme të zgjidhë çështjet e tranzitit të naftës ruse me Sllovakinë

Ukraina, e gatshme të zgjidhë çështjet e tranzitit të naftës ruse me Sllovakinë

11:13, 30/07/2024
A+ Aa A-

Ukraina garanton transitin e naftës për kompanitë që nuk janë subjekt i sanksioneve, dhe është e gatshme të zgjidhë çështjet e tranzitit me Sllovakinë në përputhje me një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian, tha të martën një zëvendësministër i Energjisë.

Zëvendësministri ukrainas i Energjisë, Roman Andarak tha të martën se Ukraina ishte "gati për të zgjidhur çështjet e mundshme problematike", sapo Sllovakia të aktivizojë një mekanizëm përkatës në Marrëveshjen e Asociimit me BE.

"Deri më sot, nuk e ka bërë këtë," tha Andarak në një koment me shkrim për Reuters, duke shtuar se Kievi "garanton tranzit të pandërprerë të naftës" për të gjitha kompanitë që nuk janë subjekt i sanksioneve perëndimore dhe ukrainase.

Dërgesat e naftës përmes Ukrainës nga furnizuesit e tjerë rusë nuk janë ndërprerë, dhe Ukraina vazhdon të jetë një partner i besueshëm për BE-në, në shërbimet e tranzitit të naftës, tha Andarak.

"Pala ukrainase nuk e ka ndalur tranzitin, vazhdon, të gjitha nominimet janë përmbushur," tha ai.

Pjesa e përbashkët e Sllovakisë dhe Hungarisë në furnizimet me naftë në Ukrainë është rreth 10% dhe analistët ukrainas thonë se mund të mbulohet nga burime të tjera.

Kryeministri sllovak, Robert Fico tha të hënën se vendi i tij do të ndalojë furnizimet me naftë për Ukrainën, nëse Kievi nuk rivendos rrjedhat e naftës nga Lukoil i Rusisë.

Ukraina në fund të qershorit vendosi sanksione kundër Lukoil, një prej kompanive më të mëdha të naftës ruse, duke e ndaluar atë nga çdo aktivitet në territorin ukrainas dhe duke ndaluar kalimin e naftës së saj në rafineritë sllovake dhe hungareze.

Sllovakia, së bashku me Hungarinë, kanë kundërshtuar ndihmën ushtarake të aleatëve perëndimorë për Ukrainën, ndërsa ajo lufton pushtimin rus dhe kanë rritur presionin e tyre që nga sanksionet e Kievit ndaj Lukoil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco