Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjykata ndalon barnat që bllokojnë pubertetin për fëmijët

Gjykata ndalon barnat që bllokojnë pubertetin për fëmijët

11:04, 30/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë në Londër ka lënë në fuqi një ndalim për rekomandimin e barnave, që bllokojnë pubertetin për fëmijët. E miratuar në mars nga qeveria e mëparshme britanike, masa u kundërshtua nga aktivistët transgjinorë.

Qeveria konservatore e kufizoi Shërbimin Kombëtar të Shëndetit nga përdorimi i bllokuesve të pubertetit jashtë provave klinike dhe ndaloi furnitorët privatë që t'i lëshonin ato. NHS kishte ndërprerë recetat e barnave vitin e kaluar, duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për përfitimet dhe dëmet e tyre.

Kujdesi gjinor është një fushë e "provave jashtëzakonisht të dobëta" dhe të rinjtë janë kapur në një "diskurs social të stuhishëm", tha gjyqtari Beverley Lang në një vendim të hënën, duke cituar një rishikim të porositur nga NHS.

Procedura e urgjencës e përdorur për të miratuar ndalimin ishte "racionale", tha Lang, për të "shmangur rrezikun serioz për shëndetin" e fëmijëve gjatë periudhës gjashtëmujore të kërkuar për konsultime të rregullta.

Wes Streeting, sekretari i shëndetësisë në qeverinë aktuale të Punës, tha se rishikimi i NHS gjeti "prova të pamjaftueshme që bllokuesit e pubertetit janë të sigurt dhe efektiv për fëmijët me disfori gjinore dhe mospërputhje gjinore".

Qeveria duhet të "veprojë me kujdes" kur bëhet fjalë për të rinjtë e cenueshëm, tha Streeting, duke shtuar se ai po punonte me NHS për të "përmirësuar shërbimet e identitetit gjinor të fëmijëve" dhe për të ngritur prova klinike  mbi bllokuesit e pubertetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco