I dënuar për vrasjen e civilëve në Vietnam, ndërron jetën në moshën 80-vjeçare ish oficeri amerikan

I dënuar për vrasjen e civilëve në Vietnam, ndërron jetën në moshën 80-vjeçare ish oficeri amerikan

08:53, 30/07/2024
A+ Aa A-

William Calley, një ish oficer i ushtrisë amerikane, i cili ishte i vetmi person i dënuar për masakrën famëkeqe “My Lai” ndaj civilëve gjatë Luftës së Vietnamit, vdiq së fundmi në moshën 80-vjeçare.

Ai vdiq më 28 prill në Gainesville, Florida.

Më 16 mars 1968, në mes të Luftës së Vietnamit (1955-1975), William Calley, në atë kohë një toger në ushtrinë amerikane, urdhëroi njerëzit e tij të vrisnin fshatarët në My Lai për shkak të inteligjencës së gabuar që kryengritësit Viet Cong fshiheshin midis civilët.

Shifra -mbetet e diskutueshme edhe sot e kësaj dite, vlerësohet nga burimet amerikane të ketë qenë 347 dhe nga burimet vietnameze të ketë arritur në 504 civilë të vdekur

Ata ishin kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

William Calley ishte i vetmi ushtar amerikan që u dënua, në vitin 1971. Ai dëshmoi në gjykatën ushtarake se thjesht iu bind urdhrave të eprorëve të tij. Një duzinë ushtarakësh të tjerë u akuzuan për krime që lidhen me masakrën, por u liruan.

William Calley u dënua për vrasjen e 22 civilëve dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Por dënimi i tij u ndryshua vetëm pak ditë më vonë, me vendim të presidentit të atëhershëm Richard Nixon. Ai u lirua pas tre vitesh arrest shtëpiak.

Ai kërkoi falje gjatë një fjalimi në Columbus në 2009.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco