Meloni: Pekini të ndalojë së mbështeturi Rusinë, ka rol vendimtar në bashkëjetesën mes kombeve

Meloni: Pekini të ndalojë së mbështeturi Rusinë, ka rol vendimtar në bashkëjetesën mes kombeve

08:40, 30/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni nga Pekini u ka kërkuar zyrtarëve të lartë atje, të ndalojnë së mbështeturi Rusinë. Gjatë takimit me preidentin kinez, Xi jinping në Pekin, Meloni është shprehur se Kina ka një rol vendimtar në marrëdhëniet ndërkombëtare për bashkëjetesën paqësore mes popujve, por sipas saj me rëndësi është të ndërmerren hapa në këtë drejtim nga zyrtarët.

'Ne ishim sigurisht mjaft të qartë në shtrimin e pyetjes ‘të mbështetjes së Kinës për Rusinë’, duke u përpjekur të mendonim së bashku se çfarë interesash ka secili prej nesh’, ka theksuar Meloni.

‘Unë mendoj se Kina nuk ka asnjë avantazh në këtë fazë në mbështetjen e kapaciteteve industriale ruse, edhe nëse siç e dimë nuk ndërhyn drejtpërdrejt, është e qartë se kjo krijon fërkime sepse ne e kemi shkruar në të gjitha mënyrat e mundshme dhe të imagjinueshme dhe e kemi përsëritur dhe shpresoj që ne të kuptojmë se ky komb mund të luajë vërtet një rol vendimtar”.

Deklaratat e kryeministres italiane, Giorgia Meloni u bënë në konferencën e përbashkët me median pas takimit me presidentin Xi Jinping, ndërsa ka theksuar vendosmërinë e ekonomisë së Italisë në atë që cilësohet si ‘Rruga e Mëndafshit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco