Mbi 50 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut, parashikohet më shumë shi

Mbi 50 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut, parashikohet më shumë shi

08:20, 30/07/2024
A+ Aa A-

Të paktën 41 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas rrëshqitjeve të dheut në kodrat e shtetit jugor Kerala të Indisë, njoftuan mediat lokale, me operacionet e shpëtimit, të penguara nga një urë kryesore që u shemb në rajon.

Ministri i Shëndetësisë së Shtetit, Veena George, tha se mbi 70 persona u plagosën dhe Indian Express raportoi se shumë njerëz ka të ngjarë të jenë mbytur në lumin Chaliyar.

"Situata është serioze. Qeveria ka kërkuar të gjitha agjencitë e kërkim-shpëtimit," i tha Reuters Ministri i Pyjeve, AK Saseendran pas rrëshqitjeve të dheut në rrethin Ëayanad të shtetit. Gjatë ditës parashikohet të ketë më shumë reshje shiu.

Ushtria u fut për të ndërtuar një urë të përkohshme,  pasi u shkatërrua një urë në distriktin që lidhte zonën e prekur, kryesisht pronat e çajit dhe kardamomit, me qytetin më të afërt të Chooralmala, shtoi Saseendran.

Kanali lokal i lajmeve Asianet TV tha se rreth 41 njerëz vdiqën, pasi rrëshqitjet e dheut shkaktuan kërdi në rajon.

Përpjekjet e ekiptit të kërkim-shpëtifmit kanë vazhduar të martën dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Indiane janë mobilizuar, tha në një deklaratë zyra e shefit të ministrit të Kerala.

Operacionet e shpëtimit u penguin,  pasi zona nuk ishte e arritshme me rrugë për shkak të shembjes së urës, tha për Reuters Mohsen Shahedi, një oficer i lartë i Forcave Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco